Shkodër, sulmohet makina e delegatit të FSHF, Tafaj akuzon organizatorët për mungesë bashkëpunimi

Shkodër, sulmohet makina e delegatit të FSHF, Tafaj akuzon

Futbolli i Superiores shkakton tension dhe incidente edhe në Shkodër. Në dalje të stadiumit “Loro Boriçi” tifozët e Vllaznisë sulmuan makinën e delegatit të FSHF, Alban Tafaj pasi kontestuan vendimet e arbitrave në ndeshjen me Laçin që u mbyll në barazim 1-1 dhe largoi shkodranët nga zona europiane. Pas sfidës, Tafaj deklaroi:

““Mezi po nxjerrim arbitrat. U drejtuam drejt parkimit përballë që është privat dhe ishte ekipi i Laçit. Gjej makinën me xhama të thyer, me dyer të dëmtuara. Është incident që më la shije të hidhur sepse Vllaznia ka dhënë shumë për futbollin tonë dhe diçka e tillë e shëmton këtë qytet.

Ndihem keq jo se u prish prona private, por po njolloset emri i Vllaznisë nga disa tifozë dhe organizatorët e ndeshjes që ishin inekzistentë të paktën për të bashkëpunuar me ne”.

 

EMISIONET