Njihuni me "surprizat" e motit për këtë të premte. Temperaturat shkojnë në ...

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të herëpashershme.
Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë ditës reshje të përqendruara kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Hera-herës priten shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër maleve.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzim në det të forcës 2-4 ballë.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:



