Njihuni me "surprizat" e motit këtë të enjte! Reshje dhe shtrëngata të izoluara në disa zona...

Njihuni me "surprizat" e motit këtë të enjte! Reshje

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë orëve të paradites moti do të jetë i kthjellët, ndërsa nga mesdita pritet shtim gradual i vranësirave. Në zonat malore, veçanërisht në lindje dhe juglindje të vendit, vranësirat herë pas here do të bëhen të dendura.

Nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në zonat malore të lindjes dhe juglindjes. Në disa zona të izoluara, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Ndërkohë, në Ultësirën Perëndimore priten reshje të dobëta dhe të izoluara, me përjashtim të vijës bregdetare, ku moti do të mbetet kryesisht i kthjellët. Pas orëve të pasdites reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.

Sa i përket kushteve detare, deti Adriatik dhe ai Jon do të paraqiten të qetë, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

EMISIONET