Vitet në skenë i kushtuan shtrenjtë, Madonna rrëfen dëmtimin serioz fizik!

Vitet në skenë i kushtuan shtrenjtë, Madonna rrëfen

Ikona e muzikës zbulon se dekadat e performancave intensive, vallëzimi me taka dhe stërvitjet e lodhshme kanë lënë pasoja të rënda në shëndetin e saj fizik.

Madonna ka zbuluar se vitet e gjata në skenë kanë lënë pasoja të konsiderueshme në shëndetin e saj. Në një intervistë të fundit për revistën Interview, artistja legjendare rrëfeu se ka humbur plotësisht kërcin në njërin gju, si rezultat i dekadave me performanca intensive dhe stërvitje të vazhdueshme.

“Kam një problem me gjurin tani. Nuk kam fare kërc”, u shpreh këngëtarja 67-vjeçare, duke shpjeguar se dëmtimi erdhi pas viteve të tëra duke kërcyer me taka të larta, vrapuar dhe praktikuar Ashtanga Yoga.

Edhe pse deri rreth një vit më parë vazhdonte të ndiqte një regjim të ngarkuar fizik, Madonna tha se tashmë është detyruar të ndryshojë stilin e stërvitjes.

“Bëja kërcime në trampolinë, kardio dhe aktivitete që mjekët do t’i konsideronin si mbingarkesë për kyçet. Tani nuk mund t’i bëj më”, tha ajo.

Megjithatë, artistja nuk ka hequr dorë nga aktiviteti fizik dhe ka përshtatur rutinën e saj me ushtrime më të lehta, si çiklizmi, Peloton dhe vallëzimi.

Përveç sfidave shëndetësore, Madonna foli edhe për dështimin e projektit të filmit autobiografik, i cili u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve financiare me studion. Aktualisht, ajo është e fokusuar në muzikë dhe po punon për albumin e saj të 15-të në studio, “Confessions on a Dance Floor: Part II”.

EMISIONET