Njihuni me parashikimin e motin për sot dhe nesër (07-08 korrik 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe pjesërisht Europa Qendrore do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe lokalisht stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.
Njihuni me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell, ndërsa pasdite priten rrebeshe të përkohshme shiu në zonat malore verilindore dhe juglindore, si edhe reshje të pakta në zona të izoluara të qendrës.
Temperaturat do të luhaten nga 13°C deri në 34°C. Era do të fryjë mbi 50 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 3 ballë.
Kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Europës do të mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut do të kenë vranësira dhe reshje shiu.
Ndërsa kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët deri pasdite, kur priten kalime vranësirash me rrebeshe të izoluara në veri dhe juglindje.
Temperaturat do të variojnë nga 14°C deri në 34°C. Era do të fryjë mbi 40 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 2 ballë.


