Një tjetër shtëpi bari në Sarandë/ Kishin përshtatur një banesë për kultivimin e k*nabisit, policia zbërthen grupin

Një tjetër shtëpi bari në Sarandë/ Kishin

Është zbuluar një tjetër shtëpi bari në Sarandë.

Operacioni në vijim e sipër në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”.

Një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Policia dyshon se pas këtij apartamenti fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1 në rrugën
“Butrinti” ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Detaje të tjera priten në orët në vijim.

EMISIONET