Islami: Kurti varrosi projektin e Ramës për Open Ballkan, donte të mbulonte në Prishtinë gabimet

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti Kastriot Islami u shpreh se Rama shoi në Kosovë, por aty u varros projekti për Ballkanin e Hapur, sepse Kurti tha se nuk kanë folur për një projekt të tillë.

Ai tha se nuk e di nëse do të tërhiqet Serbia nga Serbia e madhe apo Rama nga Open Ballkan, por e sheh si të vështirë një gjë të tillë sepse Serbia nuk heq dorë nga këto ide.

Islami: Rama shoi në Kosovë, por aty u varros projekti për Ballkanin e Hapur, sepse Kurti tha se nuk kanë folur për një projekt të tillë. Albini mbajti një qëndrim konsistent dhe ai është i bindur që duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Ai është një politikan i qartë dhe i saktë. Në këtë aspekt ai është o qartë, ndërsa Rama dhe lidershipi i mëparshëm kanë lëvizur.

Ai u përpoq që sot të bënte disa hile, edhe lidhur me marrëveshjet. Donte të maskonte gjithë pisllëkun që ka bërë. Nuk e di nëse do të tërhiqet Serbia nga Serbia e madhe apo Rama nga Open Ballkan, por këtë gjë e shoh të vështirë sepse Serbia nuk heq dorë nga një gjë e tillë apo me marrëdhëniet me Rusinë.

Islami shtoi se Rama është një njeri anti-marrëveshje dhe çdo gjë e bën për Teatër tani që po i dridhet karrigia.

Islami: Rama është një njeri anti-marrëveshje dhe çdo gjë e bën për Teatër tani që po i dridhet karrigia. Tani pasi bëri zgjedhjet dhe pas flakëve kërkon bashkëpunim. Për reformën, nëse duan një marrëveshje të madhe, duhet të bëhet një grup që do të bëjë analizën se ku janë defektet. Janë vjedhur zgjedhjet lokale, ku 61 bashki i ka një parti e vetme. Nuk ka asnjë vend të botës me të gjitha bashkitë që i ka një parti.

EMISIONET