Nga ferma në tryezë/ Kreu i FAO tregon strategjinë e përmisimit së ushqimit në treg

Platforma e re e dialogut për sistemet agroushqimore synon të sjellë përfitime të drejtpërdrejta si për fermerët ashtu edhe për konsumatorët. Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Raimund Jehle, theksoi se përgatitja e politikave të bazuara në analiza dhe të dhëna synon të rrisë eficiencën e sektorit dhe të përmirësojë cilësinë e produkteve në treg.

Sipas tij, kjo qasje ndihmon institucionet publike të hartojnë politika më afatgjata dhe më të qëndrueshme, duke mbështetur njëkohësisht zhvillimin e fermave dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve. Jehle nënvizoi se harmonizimi dhe koordinimi i politikave në sektorin agroushqimor përbën një përfitim të rëndësishëm për gjithë zinxhirin, nga prodhuesi te konsumatori final.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "ALERT":

EMISIONET