Nga dhuna ndaj vajzave të mitura, te vjedhja në një qendër tregtare, 12 të arrestuar në Tiranë

Nga dhuna ndaj vajzave të mitura, te vjedhja  në një qendër

12 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të 24 orëve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

- A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis;

- S. P., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

- D. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur;

- T. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë 2 produkte, në një qendër tregtare;

- A. F., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;

- A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kryer veprime të turpshme, ka kanosur dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës, dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

- S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular, në një dyqan;

Specilalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Kombinat, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës".

Specislistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip kamion, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 25 vjeç, banues në Laknas. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- J. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, B. B., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimim e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin D. K., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ka bërë kallëzim shtetasi A. K., 56 vjeç, se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi F. K., 24 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia e kryeqytetit.

EMISIONET