Në ethet e “14 majit”, Cikuli premton: Saranda do ketë gjallëri jo vetëm në sezonin turistik
Ardit Cikuli, kandidati i koalicionit opozitës “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Sarandës në zgjedhjet vendore të 14 majit deklaron se ka ardhur koha që problemet e pazgjidhura deri më tani në këtë nbashki të gjejnë zgjidhje.
Në një bisedë në studion e lajmeve në “Ora News”, Cikuli shpalosi prpogramin e tij për Sarandën, kun ë foikus të tij, siç tha ai, do jetë jo vetëm sezoni turistik i verës, por që gjallëria në këtë Bashki të jetë e pranishme gjatë 12 muajve të vitit.
Po ashtu, Cikuli theksoi se një tjetër pikë e fortë e platformës së tij është dhe arsmi.
“Problemet e qytetarëve të Sarandës nuk janë zgjidhur për vite me radhë. Saranda një nga qytetet më të vizituara dhe të pëlqyera nga të gjithë. Synimi im është shërbimi i qytetarëve dhe a ii bizneseve lokalë.
Saranda ka nevojë për ndryshim, pasi është lënë për vite me radhë në hije. Saranda me lokacionin më të mirë të mundshëm që mund të ketë një qytet. Punonjësit në Sarandë vijnë vetëm për sezonin turistik.
Do kthejmë gjallërinë në Sarandë edhe gjatë muajve të tjerë të vitit, jo vetëm gjatë verës. Më shumë punë dhe bashkëpunim do ia arrijmë që Saranda të jetë aktive gjatë gjithë vitit, jo vetëm me sezone.
Arsimi do të ketë prioritet të veçantë në planin kam ndërthurur”, u shpreh ndër të tjera, Ardit Cikuli, kandidati i koalicionit opozitës “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Sarandës në zgjedhjet vendore të 14 majit.