Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës: Godinat pasdite i ruan Zoti, duhet më shumë siguri

Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës: Godinat pasdite i ruan

Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha ndau dje disa shqetësime që lidhen me detyrën dhe punonjësit e këtij sistemi.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Hoxha theksoi nevojën emergjente për shtim sigurisë së institucionit, pasi sipas tij gjatë pasditeve, godinat e gjykatave janë të pambrojtura.

Sipas Hoxhës është e domosdoshme që të ketë edhe ambiente të reja.

“Do të mjaftonin 60 punonjës policie vetëm për Gjykatën e Tiranës. Kërkojmë të paktën nga dy ose tre polic për çdo kat. Godinat e gjykatave, ku ruhen prova të rëndësishme, pasdite i ruan Zoti. Nuk kishin skaner. Mezi e siguruam me ndërhyrjen e Agjencisë se Pasurive te sekuestruara. Nevoja për ambiente është ulëritëse”, tha Hoxha.

EMISIONET