Moti i keq në vend/ "Notojnë" tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Përmbyten edhe qelitë e burgjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 11:07
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të tre banesave në Durrës.
Për pasojë tetë familje po evokohen, ku tre prej tyre janë nga Shijaku.
Ato do të sistemohen në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme, ku deri tani janë strehuar 3 familje.
Po ashtu përmbytje ka dhe në IEVP-në e Durrësit.

