Mesazhi në Festën e Novruzit, Baba Mondi të rinjve: Mos ikni, silleni ndryshimin këtu!
Besimtarët bektashinj në të gjithë botën festojnë Ditën e Sulltan Novruzit! Kryegjyshi Botëror, mesazhin e këtij viti e fokusoi tek largimi i të rinjve nga vendi!
Është festa e Sulltan Nevruzit!
Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit në Tiranë hapi dyert për besimtarët e jo vetëm.
Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj mesazhin e tij e fokusoi të largimi i të rinjve, një fenomen shqetësues i kohës që po jetojmë!
Të rinjtë u kërkoi të mos ikin, por ta sjellin ndryshimin këtu
“Porosia e fundit për të gjithë të rinjtë shqiptarë për këtë ditë të shenjtë, por në kohë të vështira: bëjeni ju ndryshimin që dëshironi dhe shikoni në Botë, por bëhuni bashkë në mëmëdheun tuaj. Ai ka nevojë për ju”, apeloi ai.
U lut për paqe e harmoni!
“të jetoni në harmoni me njëri-tjetrin, të mos e shkatërroni Botën – Kjo është thënie e Imam Aliut. Dhe këshilla për njerëzinë: Mos prit ndershmëri dhe pastërti të qëllimit nga dikush që ka vuajtur nga keqdashja jote; mos priut besnikëri nga ai ndaj të cilit ke qenë i pabesë; mos prit vu;llnet të mirë nga dikush që e sheh me vullnet të keq siç është zemra e tij ndaj teje, njësoij si zemra jote ndaj atij.Bëhuni të paqtë dhge shpërndani paqe kudo!”, apeloi Kryegjyshi Botëror.
Dita e Sulltan Novruzit, për besimtarët bektashinj shënon lindjen e Imam Aliut dhe gjallërimit të natyrës!