Këlliçi uron Sulltan Nevruzin: Mesazhi i festës shkon për të rinjtë që të mos e braktisin vendin
Deputeti demokrat njëherësh dhe kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi uroi këtë të mërkurë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.
“Uroj paqe, mirësi, begati për çdo familje shqiptare, mbi të gjitha për të rinjtë që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mesazhe shprese, jete, mesazhe pozitive për të qëndruar në këtë vendin tonë kaq të bukur, që Zoti i ka falur kaq shumë bukurira dhe mrekullira, dhe për të mos ikur larg familjeve dhe vendit tonë.
Edhe njëherë gëzuar të gjithë në këtë ditë që mishëron jetën dhe mirësinë”, u shpreh Belind Këlliçi.