Genc Gjokutaj: Vetëm shteti bandë i Edi Ramës bën vetëgjyqësi pa përfillur ligjin dhe gjykatën!

Genc Gjokutaj: Vetëm shteti bandë i Edi Ramës bën

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar ashpër lidhur me situatën e krijuar këtë të mërkurë  në poroinat e “Hysenbelliu Group”, ku forca të shumta policia kanë zbarkuar atje, siç thotë ai, pa asnjë vendim gjyqësor apo ligjor.

“Sot në Ditën e Festës Bektashiane të Novruzit, kur të gjithë po festojnë, banda heretike të shtetit kanë sulmuar dhe uzurpuar objekte te “Hysenbelliu Group” pa asnjë vendim gjyqësor, apo vendim ligjor!

Historikisht “vetëgjyqësia”, dmth ushtrimi i së drejtës pa ju drejtuar organeve shtetërore është konsumuar nga individi!

Vetëm shteti bandë i Ramës bën vetëgjyqësi pa përfillur ligjin dhe gjykatën!

Në një situatë ligjore dhe normale në një rast sulmi të keqbërësve ndaj pronave të subjekteve, apo individëve, shteti duhet të ishte garanti i paprekshmërisë së tyre!

Jo zoti Kryeministër! Bëj kujdes se as koha dhe as Shqipëria nuk janë të tuat, por të shqiptarëve!

Tërhiq sejmenët dhe kërko falje se nëse do të jetë vonë!

Përpara më 14 maj të shembim Neodiktaturën!”, shprehet në reagimin e tij, avokati Genc Gjokutaj.

EMISIONET