MBETJET E RREZIKSHME/ Prokuroria e Durrësit nxjerr 33 urdhër-arreste për biznesmenë dhe zyrtarë
Prokuroria e Durrësit la lëshuar 33 masa arresti për tentativën e eksportimit të mbetjeve të rrezikshme. Nën akuzë për shkelje të ligjeve janë vënë biznesmenë, dhe zyrtarë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në portin e Durrësit.
Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie si pjesë e hetimit për mbetjet e dala nga fabrika në ish–Metalurgjikun e Elbasanit, dhë që u kthyen nga Tajlajda pasi u denoncuan publikisht nga një organizata mjedisore si të rrezikshme.
Pas verifikimeve që zgjatën për gati një vit, prokuroria e Durrësit thotë se zbuluar shkelje të rënda ligjore në lidhje me menaxhimin, magazinimin dhe tentativën për trajtim të këtyre mbetjeve, që janë konfirmuar nga analiza si të rrezikmshme për shëndetin publik e mjedisin.
Mbi bazë të gjetjeve, prokuroria ka lëshuar 33 masa sigurie, që përfshijnë 26 “arrest me burg dhe 7 të tjera arrest shtëpie” për këtë fazë të hetimit.
Masat përfshijnë biznesmenë dhe zyrtarë të institucioneve publike, që sipas akuzës janë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi në këtë skemë të dyshuar abuzimi.
Mes tyre rezultojnë drejtuesit e kompanisë eksportuese “Sokolaj” si dhe zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, drejtorisë së Doganave në Durrës si dhe punonjësit e disa kompanive të tjera të akuzuara për shkelje të legjislacionit mbi trajtimin e mbetjeve.
Gjovana Sokolaj, Pronare e kompanisë “Sokolaj”, administrator aktual dhe ish administratorja e Kompanisë së transportit janë mes personave që prokuroria i do në qeli për këtë skemën e blerjes dhe tentativës së eksportimit të mbetjeve të rrezikshme.
Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), e cila dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore do të hetohet me masën arrest shtëpie.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë po kryhet nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, ndërsa kontrollet dhe arrestimet janë shtrirë në disa qytete të vendit.
102 kontejnerët me mbetje qëndrojë të sekuestruara në Durrës nga prokuroria, ndërsa rasti shkaktoi reagime e debat të fortë


