Pas arrestimeve/ Avokati Sejrani: Protestuesit mbahen në Komisariatin Nr.1 pa akuza dhe pa kontakt me avokatët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 15:47

Avokati Gentian Sejrani, ka bërë të ditur se gjashtë personat e shoqëruar gjatë protestës ndodhen aktualisht në Komisariatin Nr.1 në Tiranë.
Sipas tij, deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tyre, pasi nuk rezulton të ketë shkelje ligjore.
Ai shton se mbrojtësit ligjorë nuk janë lejuar të kontaktojnë apo të takojnë të shoqëruarit.
Sejrani shprehet se situata lidhet me kufizimin e aksesit të avokatëve në komisariat, ndërsa çështja e të shoqëruarve mbetet ende e paqartë për sa i përket procedurave të ndjekura.

