Dh*noi vajzën e mitur, AMP arreston efektivin në Tiranë

Dh*noi vajzën e mitur, AMP arreston efektivin në Tiranë

Drejtoria Rajonale Tiranë, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, E. M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Ndalimi u krye pas veprimeve të menjëhershme hetimore lidhur me dyshimet se shtetasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

Pas vlerësimit të rrethanave dhe autorizimit të prokurorit, AMP procedoi me ndalimin e tij. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa i ndaluari është vendosur në dispozicion të organit të akuzës për vijimin e procedurave ligjore.

AMP mbetet e angazhuar në mbrojtjen e ligjshmërisë, garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.

EMISIONET