Qeveria miraton bonusin e verës për pensionistët/ Ibrahimaj: 5 mijë lekë për mbi 777 mijë përfitues

Qeveria miraton bonusin e verës për pensionistët/ Ibrahimaj: 5

Pensionistët do të përfitojnë një bonus vere me vlerë 5000 lekë, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë. Nga dita e nesërme nis shpërndarja e tij.

“Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë. Do të vazhdojmë të kemi vëmendje të shtuar për të ardhurat e pensionistëve. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Ai do të nisë të shpërndahet nga dita e nesërme. Bonusi i shtohet bonusit që pensionistët janë duke marrë që nga janari”, tha ministrja.

Gjithashtu është rritur masa e garancisë sovrane për bizneset.

“Rritet masa e garancisë sovrane për mbështetjen e bizneseve. Ky vendim lidhet me programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” që u dedikohet gjithë bizneseve në Republikën e Shqipërisë. Norma e interesit që do të aplikohet nga bankat do të jetë mesatarisht 2%”, tha Ibrahimaj.

 

EMISIONET