Tritol makinës së Oltjon Klosit, zbardhet DËSHMIA E Renato Ballës: Ma dha Eklipsi, më tha e ke nga Sabahu…

Tritol makinës së Oltjon Klosit, zbardhet DËSHMIA E Renato

Emri i Sabah Nuzit, për vendosjen e tritolit “C4” në makinën luksoze të Oltjon Klosit, del nga dëshmia e Renato Ballës, i cili u arrestua nga policia kriminale, pasi u “tradhtua” nga shoku i tij, Jurgen Gjonaj.

Nuzi, qëndron në burgun e Fushë-Krujës për shkak të një mase sigurimi “arrest në burg” që ka vendosur SPAK pas dyshimeve se ai ka marrë pjesë në vrasjen e shokut të tij, 24-vjeçarit Klevis Lleshi. Dhe këtë gjë sipas dosjes hetimore e ka kryer me kërkesë të Aurel Hoxhës, kundrejt 50 mijë euro që e ka paguar.

Por teksa ka qëndruar në burgun e Fushë-Krujës, Sabah Nuzi, është njohur me një masë të dytë “arrest në burg”, ku këtë rradhë nuk është SPAK, por prokuroria e Tiranës.

Hetuesit pretendojnë se kanë mbledhur prova të vlefshme të cilat sipas tyre tregojnë se, Sabah Nuzi, teksa ka qëndruar i izoluar në burg ka vijuar aktivitetin kriminal, duke urdhëruar shkatërrimin me tritol të makinës luksoze të Oltjon Klosit.

Prova më bindëse që prokuroria pretendon se ka kundër Sabah Nuzit, është rrëfimi i të arrestuarit Renato Balla, i cili ka implikuar Nuzit në këtë veprimtari kriminale të shkatërrimit të makinës së Klosit.

Nga ana tjetër, gjatë momentit të daljes para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë Arrest në burg, Sabah Luzi, është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me krimin e ndodhur ne 10 Mars 2026 në Tiranë dhe nuk ka asnjë njohje me shtetasin e arrestuar Renato Balla.

Por gazetari Elton Qyno ka mësuar se, Renato Balla, gjatë marrjes në pyetje në policinë e kryeqytetit ka treguar se:

“…dy javë më parë u takova me Eklips Letin dhe ky më dha një masë me lëndë tritoli, duke më thënë se e kishte nga Sabahu dhe do ta merrte Jurgeni…”.

Rezulton se në datën 8 Mars 2026, Renato, e takoi Jurgen Gjonaj në Burrel, dhe i dha lëndën plasëse. Ai nuk i ka thënë se çfarë do të bënte me lëndën plasëse, pasi sipas tij, Jurgeni e dinte vetë, pasi kishte folur me persona të tjerë për këtë punë.

Gjatë marjes në pyetje, Renato Balla ka deklaruar se nuk njihej me të dëmtuarin Oltjon Klosi, pronarin e mjetit “Benz-Mercedez” me targa AA 888 UE. Ai mohoi që Jurgeni t’i kishte para borxh, ndërsa theksoi se shtetasin Eklips Leti e kishte të njohur.

Renato Balla, ka pohuar se ka takuar në Burrel më pas Jurgenin, ku ai ka ardhuhr me një mjet BMW me targa AB 160 D7, së bashku me dy djem që Renato nuk i njihte.

Jurgeni hodhi një çantë me rroba në kanal dhe i tha Renatos se ishin bërë pis. Pranon që ka qëndruar me Jurgenin ne Hotel “Kros” në Klos. Gjithashtu Renato Balla ka pranuar se ka shoqëri me Kristjan Ahmeraman.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Tiranës ka arrestuar,Jurgen Gjonaj, Renato Ballën, Kristjan Ahmeraman, Eklips Letin, Sabah Nuzin, Glentjan Kotarin, Dorjan Hamollin dhe Geris Molla.

Ndaj tyre janë ngritur akuza nga prokuroria si “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Mbajtjes pa lejë të municioneve shpërthyese” dhe “Moskallëzim krimi”.

Porosia për të shkatërruar makinën e Oltjon Klosit, dyshohet se është kërkuar nga Sabah Nuzi, i cili prej muajit Tetor 2025 ndodhet i arrestuar nga SPAK për akuzat e vrasjes në bashkëpunim me Aurel Hoxhën. Nuzi mbahet i izoluar në burgun e Fushë-Krujës dhe prej këtej dyshohet se ka dhënë dhe urdhrin për shkatërrimin e makinës. /Syri.net

EMISIONET