Ligji për Zonat e Mbrojtura, Bino: ''Kuzhina'' e vërtetë nuk është parlamenti por qeveria, u shmang transparenca
Drejtuesi i shoqatës së Ornitologjisë, Taulant Bino i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ‘’kuzhina’’ e vërtetë e ligjit për zonat e mbrojtura është qeveria, e cila gjeti një lloj forme për të shmangur transparencën.
Bino: Në fakt shoqatat kanë qenë njëzëri kundra.
Për të dy variantet, edhe ai i propozuar nga deputetët edhe ai i propozuar nga qeveria.
Ndryshon shumë ligji i miratuar së fundmi nga variant i propozuar nga deputetët.
Ne si organizatë mjedisore kemi qenë dyshues se kush ka qenë kuzhinieri i vërtetë i këtij drafti.
Ne besojmë se kuzhina e vërtetë nuk është parlamenti por qeveria.
E cila gjeti një lloj forme për të shmangur transparencën.