Lezhë: Identifikohen autorët që terrorizuan të rinjtë në lokal. Shpallen në kërkim Ramazan Rraja e 2 bashkëpunëtorë

Policia e Lezhës thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të cilët mbrëmjen e 13 nëntorit 2021 hynë të maskuar dhe të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës dhe terrorizuan disa të rinj.

Ata janë Ramazan Rraja, 28 vjeç, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Roan Brahimi, 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Ramazan Rraja është nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja  

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, tre autorët e maskuar, banues në Fushë Krujë, nuk e njihin objektin e sulmit. Ndaj për ta verifikuar ata u bënë kontroll të dokumenteve, disa të rinjte që gjetën në lokal.

Çfarë ka ndodhur?

Shkak sipas policië ka qenë një konflikt i ndodhur mes kushëririt të pronarit të lokalit, Ani Kola, dhe një personi tjetër, mik i tre të rinjve që mbrëmjen e 13 nëntorit shkuan në lokal të armatosur me automatikë dhe me maska.

Ata kanë shkuar në lokal për të kërkuar pikërisht kushëririn por që në moment nuk ka qenë në lokal

"Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar). Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit" informoi sot, 6 dhjetor 2021, policia e Lezhës.

Por edhe pse përjetuan minuta paniku nën kërcënimin e kallashnikovit, as pronari i lokalit dhe as personat që ndodheshin aty nuk e denoncuan ngjarjen, e cila u mësua vetëm pasi pamjet e kamerave të sigurisë u publikuan online.

"Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale "Moskallëzim krimi", informon policia.

Lezhë: Identifikohen autorët  që terrorizuan të rinjtë

Largimi ne Dubai 

Me një javë avantazh ndaj policisë që nuk e dinte çfarë kishte ndodhur, nipi i deputetit socialist dhe dy shokët e tij kanë humbur gjurmët.

Burimet thonë se Ramazan Rraja, bashkë me Roan Brahimin dhe Alesio Dobrozin, kanë dalë nga Rinasi dhe besohet se kanë gjetur strehë në Dubai, ku qëndrojnë disa personave të botës së krimit.

Akuzat 
Ndërkohë materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja” e mbetur në tentativë, "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja", e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim. 

Kush eshte Ramazan Rraja

Ramazan Rrajës është i njohur për policinë shqiptare, pasi ai ka qenë protagonist i disa ngjarjeve.

Në vitin 2020, ai u arrestua në Belgjikë për trafik droge por më pas u lirua.

Emri i tij doli edhe nga deklarimet e një efektivi të policisë së Krujës, i cili denoncoi se Ramazan Rraja ishte një prej personave që e kishin kërcënuar gjatë hetimeve ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja, për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Ndërsa në vitin 2019, asokohe 27 vjec, Ramazan Rraja u filmua duke dhunuar një grua pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.

 

EMISIONET