E rëndë në Greqi, shqiptari vret bashkëshorten dhe më pas telefonon policinë: E mbyta!

E rëndë në Greqi, shqiptari vret bashkëshorten dhe më

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka telefonuar policinë e i ka treguar krimin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Blaxioti, Lakonia.

Sipas raportit, një shtetas shqiptar 40-vjeçar ka mbytur me duart e tij bashkëshorten e tij 36-vjeçare.

Ai dyshohet se ka njoftuar autoritetet se e ka mbytur gruan e tij pas një debati të fortë. 

Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja. 36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.

Sipas informacioneve të notospress.gr bëhet fjalë për një çift me dy fëmijë të mitur, shkruan protothema.

EMISIONET