Ora News zbulon emrat e autorëve që terrorizuan të rinjtë në Lezhë, mes tyre Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së

Ora News zbulon identitetin e tre personave të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë mbrëmjen e 13 nëntorit 2021.

Të armatosur dhe të maskuar ata kanë hyrë në lokal në Zejmen të Lezhës dhe pasi nuk kanë gjetur objektivin e tyre janë larguar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe veprimeve profesionale  proktive, ka rezultuar se autorët e ngjarjes se ndodhur në datë 13 nëntor janë Roan Brahimi, Ramazan Rraja, Alesio Dobrozi.

Ramazan Rraja është një person me precedentë penalë, i njohur edhe si nipi i Deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Sipas policisë, ata ishin në kërkim kushëririt të pronarit të lokalit 25-vjeçarit Ani Kola me të cilin kishin një konflikt.

Objektivi i identifikuar si L. M.(K), shpëtoi nga sulmi pasi nuk ndodhej në lokal.

Pas ngjarjes, Ramazan Rraja, i arrestuar më herët për trafik droge dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, Roan Brahimi eAlesio Dobrozi kanë dalë nga Rinasi në drejtim të Dubait.

Ora News zbulon emrat e autorëve që terrorizuan të rinjtë

Çfarë ka ndodhur?

Shkak ka qenë një konflikt i ndodhur mes kushëririt të pronarit të lokalit dhe një personi tjetër që ishte mik i tre të rinjve që mbrëmjen e 13 nëntorit shkuan në lokal të armatosur me automatikë dhe me maska.

Ata kanë shkuar në lokal për të kërkuar pikërisht kushëririn por që në moment nuk ka qenë në lokal

"Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar). Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit" informoi më 6 dhjetor 2021 policia e Lezhës.

EMISIONET