EMRI/ V*itet i riu në Tiranë, 32-vjeçari ishte arrestuar në 2017 për d*ogë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 15:44
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në kryeqytet.
Raportohet se pas një konflikti të çastit një ri është sulmuar me thikë.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Egli Pashollari ka humbur jetën.
"Në rrugën Kongresi i Lushnjës, afër një "Fast Food"-i shtetasi Egli Pashollari është goditur dyshohet me mjet prerës, po kjo akoma s'eshtë saktësuar dhe ka humbur jetën kur ka mbërritur në spital", raporton gazetari Edison Vatnikaj.

