Kushi e Nagavci në Elbasan, ndjekin një orë mësimi të Abetares së Përbashkët në formatin digjital
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti sot në Elbasan Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me të cilën ndoqën një orë mësimore të Abetares së Përbashkët Unike në formatin digjital në një SmartLab të shkollës 9-vjeçare “Luigj Gurakuqi”.
-
-
Horoskopi i seksit, ja 4 shenjat më të favorizuara
17 Mars, 21:23
Ministrja Kushi theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë shumë punë të përbashkëta në arsim, por krenaria më e madhe e përbashkët është pikërisht abetarja, e cila gjithmonë ka ardhur duke u përmirësuar, por pjesa digjitale është një risi.
Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi ka falënderuar të gjithë mësuesit në Shqipëri e Kosovë që u mësojnë vogëlushëve gjuhën e bukur shqipe, plot përkujdesje dhe dashuri.