Zelensky: Urdhër arresti për Putinin është një vendim historik që do të çojë në përgjegjësi historike
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin , të cilin ai e akuzoi për zhvendosjen e mijëra fëmijëve, si "historik".
"Ky është një vendim historik që do të çojë në llogaridhënie historike," tha Zelensky në mesazhin e tij video në aplikacionin Telegram. Numri aktual i fëmijëve të zhvendosur mund të jetë "shumë" më i lartë se 16,000, shtoi ai, duke denoncuar zhvendosjet si një politikë të "të keqes shtetërore të iniciuar pikërisht nga zyrtari më i lartë i këtij shteti".
“Do të ishte e pamundur të kryhej një operacion i tillë kriminal pa miratimin e njeriut në krye të këtij shteti terrorist”, shtoi ai.