KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Kush është Gilmando Dani që mbeti viktimë sot në Rinas? Si i shpëtoi dënimit me 12 vite burg nga GJKKO?

Një atentat ka ndodhur ditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur viktimë, Gilmando Dani.

Një personazh që është i njohur për policinë dhe për botën e krimit pasi Dani njihet ndryshe si “krahu i djathtë” i Emiljano Shullazit.

Rikujtojmë që 47-vjeçari kishte pak kohë që kishte përfunduar dënimin me dhe mesa duket viktima ka qenë në shënjestrën e grupeve kriminale.

Po kush është Gilmando Dani dhe kush ka qenë ai në botën kriminale shqiptare?

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Kush është Gilmando Dani që

Dani një eksponent i njohur i botës së krimit si dhe pjesë e grupit kriminal të Emiljano Shullazit më parë është dënuar nga GJKKO më 2022, me 12 vite burgim për trafikim  e drogës dhe të shantazhimit për kërcënimit për dhënie pasurie.

Aktiviteti i tij i paligjshëm nis që prej vitit 2005 ku Policia dhe Drejtësi e njeh Danin për precedentët e vazhdueshëm penal.

Rikujtojmë se më 2022, Gilmando Dani iu është refuzuar kërkesa për lirim me kusht, pas transferimit të tij në Burgun e Rrogozhinës, ndërsa ai ka qendruar në izolimin e sigurisë “41 biss” për një kohë të gjatë. .

Lirimi i tij ndodhi më 6 tetor 2024.

47-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë nga policia në Tiranë. Arrestime të cilat kanë ndodhur pas një sulmi me armë, ku ky i fundit ka marrë vetëm një plumb në këmbë më vitin 2011.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Kush është Gilmando Dani që

Aso kohe atij i është kryer një atentat  në lagjen e tij në kryeqytet, në zonën e “21 dhjetorit” teksa ka qenë duke lëvizur me makinë drejt banesës së tij.

Gjithashtu, Dani ka qenë i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e katër efektivëve në qytetin e Durrësit.

Ai ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë. Më herët ishte arrestuar edhe në 2005 dhe 2012 si pjesë e ngjarjeve kriminale, kryesisht trafiqe, plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Më 2005 Dani u lidh edhe me disa krime në Itali, por më pas u lirua bashkë me të tjerët.

Por ishte liruar më pas deri në arrestimin një dekadë më parë për gjobëvënien ndaj një biznesmeni.

Më 2022 ai ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohej me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg. Por i janë refuzuar disa kërkesa, derisa një vit më parë është liruar.

Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës. Dani akuzohej për veprat penale: “shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrje e pasurisë” kryer në formën e “grupit të Strukturuar kriminal”.

I gjithë grupi i Shullazit u dënua me 55 vite burg në vitin 2018, ndërsa arrestimi ishte bërë i mundur në vitin 2016. Kreu i bandës Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg në vitin 2018.

EMISIONET