Kujdes mashtrimet në rrjet! Eksperti Kallanxhi tregon se si funksionon skema e vjedhjes së profilit tuaj nëpërmjet një "konkursi"

Nëse ju vjen një mesazh nga një mik i njohur, me të cilin keni pasur biseda të mëparshme dhe ju kërkon ndihmë për një “konkurs”, “votim” duhet te jeni te kujdesshem .

Në shumicën e rasteve, nuk është miku juaj, por një haker që do të marrë kontrollin e profilit të tij.

“Ai të shkruan si një miku jot, në momentin që ti ke pasur biseda të mëparshme. Ai e sheh që ke pasur konfidenca me këtë personin dhe të nis një gjë lidhur me një konkurs.”- tregon Kallanxhi.

Eksperti i IT-së, Tomi kallanxhi tregon se si funksionon kjo mënyrë mashtrimi.

“Në të vërtëtë, është ‘reset’ për fjalëkalimin e Facebook-ut të tij. Kodi që i kërkohet që t’i vijë është fjalëkalimi për t’i marrë Facebook-un e vet.”- tha eksperti.

Eksperti i sigurisë kibernetike apelon per kujdes dhe kodet 6 apo 8 shifrore që ju vijnë nëpërmjet mesazheve  te mos i shpërndani.

Kallanxhi thotë se moshat e treta janë më të rrezikuarat nga ky lloj mashtrimi, për shkak të mungesës së informacionit dhe besimit që kanë te personi që u shkruan ndërsa thotë se shumica e këtyre sulmeve vijnë nga Azia, Pakistani apo Afrika, ku hapja e llogarive false është më e vështirë.

Eksperti këshillon qytetarët që të kenë kujdes pasi një klikim i gabuar apo një kod i dërguar pa menduar mund t’ju kushtojë humbjen e llogarisë dhe të dhënave personale.

EMISIONET