“Kosto 96 mln euro” Meminaj: Burgjet të mbingarkuar, 2 muaj e fundit janë arrestuar 500 persona

Në “Drejt” nga Luan Rama, Bledar Meminaj avokat u shpreh se vetëm nga dy muajt e fundit nga operacione Tempulli janë arrestuar 500 persona dhe burgjet janë të mbingarkuar.

Meminaj: Vetëm nga dy muajt e fundit nga operacione Tempulli janë arrestuar 500 persona dhe burgjet janë të mbingarkuar. Në një dhomë që është projektuar për 4 persona mund të rrinë 10-12 persona që është diçka çnjerëzore.

Mos të harrojmë se kemi sot 2231 persona të dënuar dhe 3080 të paraburgosur. Një kosto ditore e një të paraburgosuri e ka 50 euro në ditë dhe kjo i merr shtetit shqiptar 265 mijë euro për ditë. Në vit 96 milionë euro që paguajmë për ta.

EMISIONET