Fitër Bajrami do të falet të enjten në sheshin "Skënderbej", ora 05:40

Fitër Bajrami do të falet të enjten në sheshin

Edhe këtë vit, Fitër Bajrami do të falet këtë të enjte në sheshin "Skënderbej" në qendër të kryeqytetit.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke shtuar se falja do të nisë në orën 05:40 dhe do të përfundojë në 06:20.

"Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë. Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20. Programi i Fitër Bajramit, Data: 13.05.2021, Dita: E enjte, Ora: 05:40-06:20, Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë.

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila. Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj. Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu. Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica. Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz. Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli." - thuhet në njoftim.

 

EMISIONET