Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në Klos/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt
Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin Jurigen Karaj.
Kërkimet për 30-vjeçarin Jurigen Karaj kanë vijuar nga Liqeni i Ulzës deri në vendin ku automjeti dyshohet se ka rënë në rrjedhën e një përroi, në fshatin Dars të Klosit. Operacioni është shtrirë përgjatë bregut të lumit Mat, ku po kontrollohen disa segmente të vështira të terrenit.
Në kërkime janë angazhuar forcat e Ushtrisë, njësia speciale “Shqiponjat”, forcat zjarrfikëse të Bashkive Mat dhe Klos, si dhe familjarë dhe banorë të zonës. Kërkimet po zhvillohen edhe me skaf përgjatë rrjedhës së lumit.
Sipas burimeve zyrtare, operacioni do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes. Megjithatë, terreni i vështirë dhe uji i turbullt i lumit Mat po e bëjnë të vështirë gjetjen e 30-vjeçarit.

