Grushte pas gjyqit për pronën, avokati dhunohet para gjykatës së Fierit
Një gjyq për çështje pronësie përfundoi me dhunimin e një avokati në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 të kësaj të enjteje në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
-
-
Ngecin ndërtimet/ Bien me 39.1% lejet e dhëna në tre muajt e fundit
24 Nëntor, 15:32
Policia thotë se janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit Jovan Vasili, 70 vjeç, Ilir Vasili, 32 vjeç dhe Erjon Syziu 37 vjeç, ky i fundit me profesion avokat.
Shtetasit Jovan Vasili dhe avokati Syziu kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi, Ilir Vasili, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.