Ngecin ndërtimet/ Bien me 39.1% lejet e dhëna në tre muajt e fundit

Pas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë se në dy muajt e fundit treguesi i besimit në ndërtim ka shënuar rënie, në raportin e tij INSTAT qëndron në të njëjtën linjë.

Sipas Institutit të Statistikave në tre muajt e fundit është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve të ndërtimeve, me 39.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e tretë janë miratuar 269 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, ndërsa 442 të tilla janë miratuar në periudhë paralele me vitin e kaluar.

Por pavarësisht rënies së lejeve të ndërtimit, kryeqyteti është pararojë e tyre, me 86 leje të miratuara në tremujorin e tretë të 2022-shit.

Ndërkohë, përsa i përket sipërfaqes së lejeve të ndërtimit, në tremujorin e tretë të këtij viti është përafërsisht 418 mijë m2, nga 564 mijë m2 të miratuara në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar rënie prej 25.8%.

Pavarësisht rënies së ndjeshme të lejeve të ndërtimit në 3 muajt e fundit, krahasuar me 2021-shin, ato janë më të larta.

Ndërkaq në vrojtimin e Bankës Qendrore u theksua se treguesi i besimit në ndërtim u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i bilanceve për aktivitetin ndërtues dhe por edhe nga rënia e kontratave e porositësve.

EMISIONET