Këlliçi: Nuk na e ndalon dot kush hyrjen në PD, selia e demokratëve, Kuvendi organi më i lartë
Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi u shpreh para gazetarëve se do të shkojë në selinë blu kur të jetë nevoja.
Ai tha se nuk ndalohet nga askush pas vendimeve të Kuvendit Kombëtar ditën e sotme të mos shkohet në selinë blu.
Këlliçi shtoi se Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë i partisë dhe se selia është e demokratëve dhe nuk mund të pengohet askush.
Këlliçi: Pse mua Belind Këlliçin më ndalon policia të hyjë në PD? Mund ta mendojë njeri këtë? Maksmumi na ndalon të hyjmë në PS. S’ka nevojë as për polici dhe as për blinda. Këto diskutime t’i lëmë mënjanë. Kur të mblidhet Komisioni për rithemelimin e PD-së do të vendosë detaje të tjera. Si mund të mos njihen vendimet e Kuvendit, është organi më i lartë. Asgjë nuk ndodh me deputetët, janë deputetë të PD-së dhe kaq. Nuk përjashtohet asnjë deputet, sot folën delegatët. Është gabim nëse ka ndodhur. Është shumë gabim. Selia është e demokratëve, nuk është e askujt tjetër. Do të duhet ta shohim. Sot e patë vetë, keni qenë kështu, ju kërkoj ndjesë për shkak të kushteve. Për protesta duhet një vendimmarrje, mezor i presin demokratët këto e dimë shumë mirë. Sepse duhet t’i kthehem luftën kundër Ramës.

