Karkalecat "pushtojnë" arat në Kolonjë, fermerët alarmohen: Po humbasim prodhimet e një viti

Karkalecat "pushtojnë" arat në Kolonjë, fermerët

Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë ngrenë shqetësimin për dëmet e mëdha në bujqësi të shkaktuara nga kolonitë e karkalecave, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Karkalecat kanë dëmtuar kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa rrezikohen edhe vreshtat dhe plantacionet e lajthisë.

Sipas tyre fenomeni është përsëritur për të tretin vit radhazi, ndërsa këtë sezon dëmet janë më të mëdha se në vitet e kaluara.

Fermerët shprehen se investimet e një viti të tërë po humbasin brenda pak ditësh dhe se spërkatjet e kryera deri tani nuk kanë dhënë rezultat.

Ata shtojnë se shumë familje rrezikojnë të mbeten pa prodhime për konsum dhe pa bazën ushqimore për blegtorinë gjatë dimrit.

EMISIONET