PËRGATITJE PËR NDARJEN ME LEKUN? Shqipëria bëhet gati për euron si para kombëtare me ligjin për BSH-në

Shqipëria ka nisur përgatitjet ligjore për kalimin në euro, përmes projektligjit të ri “Për Bankën e Shqipërisë”. Dispozitat do të zbatohen vetëm pas anëtarësimit në BE dhe përmbushjes së kushteve për hyrjen në Eurozonë.

PËRGATITJE PËR NDARJEN ME LEKUN? Shqipëria bëhet gati

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për kalimin në monedhën euro.”

Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të posaçëm që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore pas hyrjes së vendit në Eurozonë.

Sipas draftit, nga dita kur euro të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë, Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Institucioni do të përcaktojë gjithashtu dizajnin kombëtar të monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria.

Megjithatë, këto dispozita nuk nënkuptojnë se vendi do ta adoptojë euron në të ardhmen e afërt. Ato do të hyjnë në fuqi vetëm pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushjes së kritereve ekonomike për hyrjen në Eurozonë.

Projektligji synon edhe forcimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, duke ndaluar që ajo të marrë udhëzime nga qeveria apo institucione të tjera shtetërore.

Drafti përcakton si objektiv parësor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe zgjeron kompetencat e bankës për mbikëqyrjen e institucioneve financiare, parandalimin e rreziqeve sistemike dhe kontrollin e sistemeve të pagesave.

Ndryshime parashikohen edhe në drejtimin e Bankës së Shqipërisë, me kritere më të forta profesionale dhe integriteti, si dhe me krijimin e komiteteve të posaçme për politikën monetare dhe stabilitetin financiar.

Projektligji rrit gjithashtu kapitalin e bankës qendrore nga 2.5 në 6 miliardë lekë dhe vendos mekanizma të rinj për forcimin e qëndrueshmërisë së saj financiare.

EMISIONET