Rama uron kryeministrin e sapozgjedhur të Ukrainës, Koretskyi

Kryeministri Edi Rama uroi sot kryeministrin e sapozgjedhur të Ukrainës, Serhii Koretskyi, për emërimin e tij nga Verkhovna Rada.
“I uroj suksese teksa i bashkohet presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej kapitujve më të vështirë të historisë së saj, me guxim, qëndresë dhe vendosmëri”, u shpreh Rama, në mesazhin e tij të urimit.
Kryeministri konfirmoi se Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah presidentit Zelenskyy, qeverisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme.
Parlamenti i Ukrainës miratoi emërimin e Serhii Koretskyit si kryeministër të ri të vendit, në riorganizimin e fundit të qeverisë.

