Durrës/ Kanosi me th*kë motrën e tij, kapet 40-vjeçari në kërkim

Durrës/ Kanosi me th*kë motrën e tij, kapet 40-vjeçari

Policia ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim për një rast dhune në familje në Durrës.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. O., 40 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se një ditë më parë ka kanosur motrën e tij me mjet prerës (thikë).

Pas ndalimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale, 40-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa materialet i janë referuar organit të Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET