Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Kuçovë, drejtuesi i bllokuar në mjet
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kozare-Belsh, në fshatin Dragot.
Një mjet tip Kamion,që drejtohej nga shtetasi Alit Pirja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga e është përmbysur në kanal.
Si pasojë e aksidentit, kamioni është shtypur dhe drejtuesi i mjetit ka mbetur brenda në kabinë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të Repartit Zjarrfikës, që po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit që ka ngelur i bllokuar në mjet.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se drejtuesi i mjetit, Alit Pirja ka pësuar dëmtime në trup dhe është duke kërkuar ndihmë për të dalë.
Të njëjtat burime konfirmojnë se kamioni po pritet në pjesën e sipërme të karrocerisë për të mundësuar nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti.
Grupi hetimor i DPV Berat është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/OraNews/

