Ironia e deputetit me postet e Bashës në PD/ Korreshi letër Nikollës: Jam kryetar i grupit parlamentar të PD, emëroj dhe shkarkoj

Ironia e deputetit me postet e Bashës në PD/ Korreshi letër

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ironizon situatën e krijuar në Partinë Demokratike zyrtare, ku Lulzim Basha nuk merret vesh a është kryetar partie, e pastaj kryetar i grupit parlamnentar, por pastaj bëhet pishman, dhe ia delegon këtë detyrë Flutura Açkës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, lexoi dje në seancë dy shkresa, atë të Gazment Bardhit që deklaronte se ishte kryetar grupi dhe atë të Bashës, që autorizonte Açkën, Saimir Korreshi kishte përgatitur edhe vetë një dokument.

Përmes kësaj shkrese, Korreshi vetëshpallet kryetar grupi, ndërsa thekson se ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë.

Pavarësisht faktit se ai ia kishte dorëzuar Kuvendit, Lindita Nikolla refuzoi që ta lexonte shkresën ironizuese të Korreshit.

Ironia e deputetit me postet e Bashës në PD/ Korreshi letër

EMISIONET