Berisha: Balla liroi shefin e komisariatit të Librazhdit, kjo tregon se çfarë operacioni bllof ishte

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se lirimi i shefit të komisariatit të Librazhdit, është treguesi se çfarë operacioni bllof ishte ai djeshmi me qindra të arrestuar.

"Dy fjalë për të ashtuquajturin operacion të fundit. Së pari, dënoj lirimin nga Taulant Balla të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit, i cili i arrestua si trafikant droge bashkë me kushëririn e tij.

Policia në komunikatën e vet nuk njoftoi se është shofer i shefit të komisariatit Skuraj, se drogën ai e bënte për llogari të shefit të komisariatit.

Kushëriri i tij ishte po ashtu punëtor që punonte për Skurajn. Lirimi i tyre tregon se çfarë bllof-operaiconi është ky.

Nuk po ndalem te fakti tjetër se asnjë nga baronët e drogës nuk janë cenuar aspak. Nuk po ndalem aspak te fakti se ata 200 mund të jenë 15. Nuk janë të zotë të shpallin listën e emrave të arrestuar, siç e kanë detyrim.

Nuk e shpallin dot se është listë e formuluar në zyrën e Taulant Ballës për të mashtruar popullatën dhe komunitetin ndërkombëtar. Por opozita është këtu për të bërë transparencën dhe për të denoncuar ata", tha Berisha.

EMISIONET