"Jemi më në sulm se ç’mendojmë"/ Eksperti IT ngre alarmin për kërcënimet online

Eksperti i IT-së, Ardit Gavani, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, ngriti alarmin për rritjen e sulmeve kibernetike ndaj individëve, duke theksuar se rreziku është më i madh sesa mendohet zakonisht.

Sipas Gavanit, kërcënimet nuk vijnë vetëm nga grupe të njohura ndërkombëtare, por edhe nga organizime më të vogla që operojnë nga vende të ndryshme të botës.

Eksperti tregoi se ka hasur shpesh raste të të rinjve që janë bërë objekt i shantazhit online, pasi autorët kanë siguruar foto ose materiale personale dhe më pas i kanë kërcënuar me publikimin ose manipulimin e tyre.

Ai theksoi se këto raste janë veçanërisht të vështira për t’u menaxhuar, pasi sapo informacioni bie në duart e autorëve, bëhet shumë e vështirë të rikthehet kontrolli mbi të.

 

EMISIONET