INSTAT: Rënie e ndjeshme e marrjes së shtetësisë shqiptare në vitin 2025!

INSTAT: Rënie e ndjeshme e marrjes së shtetësisë shqiptare

Marrja e shtetësisë shqiptare po kalon një faze tkurrje  gjatë vitit 2025, duke reflektuar rënie të ndjeshme të interesit për marrjen apo lënien e saj krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i personave që kanë përfituar shtetësinë shqiptare zbriti në 495 gjatë këtij viti, një shifër kjo dukshëm më e ulët se 919 rastet e regjistruara gjatë vitit 2024.

Vitin e kaluar 306 nga personat që morën shtetësinë e kanë rifituar atë dhe 189 e kanë fituar për herë të parë.

Struktura e këtyre fituesve mbizotërohet nga shtetas të Kosovës, të cilët përbëjnë 56,1% të totalit, ndjekur nga shtetasit turq me 20,1%, ndërsa me përqindje më të vogla vijojnë ata nga Maqedonia e Veriut dhe Italia, secila me nga 4,8%.

Ky ngadalësim i ritmeve u shoqërua edhe me një reduktim të  kërkesave për heqje dore nga shtetësia, sinjalizon një ndryshim të qasjes së aplikantëve dhe një shqyrtim më të kujdesshëm të flukseve migratore në periudhën aktuale. 173 persona kanë zgjedhur ta lënë shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2025.

EMISIONET