I shtruar në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, ja si është gjendja e minatorit që u plagos në Martanesh

52-vjeçari, Shyqyri Elezi, që mbeti i asfiksuar në minierën e Martaneshit ndodhet i shtruar në shërbimin e Anestezi Reanimacionit në QSUT.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”njofton "se ditën e sotme rreth orës 14:00, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, është paraqitur pacienti Sh. E i moshës 52 vjeç, me Diagnozë “Intoxikim nga monoksidi i karbonit”. Pas kryerjes së ekzaminimeve paraprake dhe konsultave me mjek specialist në Urgjence, pacienti është hospitalizuar në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit për ndjekjen e metejshme".
Disa minatorët rrezikuan jetën në minierën e Martaneshit.
Bashkë me Shyqyri Elezin mbetën të plagosur edhe Murat Hidri dhe Andi Jauri që po marrin mjekim në spitalin e Bulqizës.
Policia sqaroi se ata po punonin në galeritë e minierës duke salduar brenda në galeri me gjenerator.
Gazi i çliruar ka krijuar vështirësi fillimisht 50-vjeçarit, Shyqyri Elezi, i cili ka pësuar asfiksi brenda galerisë.
Murat Hidri dhe Andi Jauri i kanë shkuar në ndihmë por për shkak të intensitetit të lartë të gazit edhe ata kanë shfaqur probleme.
Aksidenti në minierë ndodhi rreth orës 12.30.



