I shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike, pranga 28-vjeçarit në Krujë

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar në Krujë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike.
Ai ishte dënuar me 4 vite burgim, për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022, lokalizohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


