Sulmi ndaj avokatit në Vlorë/ Arrestim në Sarandë dhe aksident rrugor në “Alikokë” me një qytetare të lënduar

Avokati K. C. u sulmua në Vlorë; një prej autorëve është në kërkim dhe hetimet vazhdojnë. Në të njëjtën kohë u kryen arrestime për dhunë, mbajtje thike dhe një aksident rrugor me dëmtime.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S. Xh. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Shtetasi K. C. vijon të jetë në kujdeesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, u gjet një mjet prerës (thikë).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit A. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte dhe me shkelma shtetasin M. H., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në vendin e quajtur “Alikokë”, janë përplasur me njëra-tjetrën automjetet me drejtues shtetasit A. K., 40 vjeç dhe K. Ç., 28 vjeçe.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja K. Ç., e cila po merr mjekim në spital.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi A. K., 40 vjeç, u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

