Humbi ditën e parë të shkollës se s’kishte mjete shkollore, Kushi shkon në shtëpinë e Denisës pas denoncimit në Ora News

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, pas raportimit të Ora News, një vit më parë, sot ka vizituar familjen e Denisës në Xibrakë, Elbasan për t’u siguruar që vogëlushes nuk i mungon asgjë për të ndjekur rregullisht vitin e ri shkollor.

Rasti i Denisës tërhoqi vëmendje, pasi një vit më parë Ora News, raportoi se për shkak të kushteve të vështira të familjes, e vogla humbi ditën e parë të shkollës.

Ndërkohë sot, vetë Kushi ka udhëtuar drejt Elbasanit, për të siguruar që Denisës nuk i mungon asgjë, për të filluar vitin shkollor.

Në videon që ka ndarë kryeministri Rama në rrjetet sociale, shihet se Denisës dhe vëllait të saj, u janë dhuruar, librat dhe mjetet shkollore.

Vitin e kaluar Ministrja Kushi i dhuroi Denisës dhe vëllait të saj nga një tabletë të pajisur me internet, për ndjekjen e mësimit në distancë në kohë pandemie.

Një vit më parë, pikërisht në datën 14 Shtator, Ora News, raportoi se Denisa nuk arriti të shkonte në shkollë, pasi i mungonin librat dhe mjetet shkollore.  

“Më duhen mjetet e shkollës. Nuk m’i plotësojnë dot mami me babin sepse ato nuk kanë para”,- u shpreh Denisa Shkalla.

EMISIONET