Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbledhur me urgjencë mesditën e kësaj të enjte, drejtuesit e Akademisë së Sigurisë për të analizuar situatën e helmimit të 60 studentëve.
Mësohet se Hita ishte në Akademi edhe në mesnatë, pasi studentët kanë shkuar në Repartin Infektiv të QSUT-së për ndihmë mjekësore.
Sipas raportimeve, Hita ka urdhëruar hetim të plotë të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe vënien para përgjegjesive ligjore të personave përgjegjës.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë i helmimit masiv në Akademinë e Sigurisë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Më 7 maj të këtij viti, 56 studentë u paraqitën me simptoma të ngjashme pas konsumimit të ushqimit të shërbyer në akademi nga kompania “SORI-AL” e çiftit Nikolin Jaka dhe Alma Tafani.

