Rama ironizon të huajt në protestë: Në bulevard ka edhe turistë të shtirur që s’janë aty për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në bulevardin e Tiranës, duke komentuar praninë e disa pjesëmarrësve që, sipas tij, nuk janë aty për qëllime të sinqerta qytetare apo patriotike.
Në një postim, Rama ka vënë në dyshim motivet e disa prej protestuesve, duke përmendur se mes tyre ka edhe persona të cilët i cilëson si “turistë të shtirur”, si dhe pjesëmarrës që nuk përfaqësojnë protestues të vërtetë.
Ai ka shtuar se në protestë ndodhen jo vetëm qytetarë të angazhuar, por edhe individë që, sipas tij, kanë ardhur me qëllime të tjera dhe jo për kauzën e deklaruar të tubimit.
Deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet kanë tërhequr vëmendje të gjerë dhe pjesëmarrje edhe nga jashtë Shqipërisë, përfshirë qytetarë nga diaspora dhe vende të tjera të rajonit.

